Δευτέρα 13 Σεπτεμβρίου 2010

Llazi Sërbo







Llazi Sërbo lindi më 9 mars të vitit 1945 në Korçë dhe vdiq me 13 shtator 13 shtator 2010, është aktor shqipar.Pasi diplomohet për aktor nga Instituti i Lartë i Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor profesionist në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Prej vitit 1986 deri në vitin 1983 punon si regjisor pranë të vetmes shtëpi filmike Kinostudios "Shqipëria e Re". Këtu fillon si asistent regjisor dhe filmi i tij i parë është si asistent është filmi "Bardhësi" me regji të Besim Kurtit në vitin 1986. Në vitin 1991 do të realizoje skenarin dhe regjinë e filmit "Kush e solli Doruntinën" bazuar mbi novelën e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare (Nder i Kombit). Në kinematografi do të interpretojë më se 15 role. Roli i tij i parë do të jetë në vitin 1972,roli i Dajlanit në filmin "Yjet e netëve të gjata", më tej do të vazhdonin rolet të tjera si roli i Kreshnik Martinit në filmin " Operacioni "Zjarri"" në vitin 1973, roli i Gazmendit tek filmi "Gracka" në vitin 1983, rolin e Andi Ramës filmin "Asgjë nuk harrohet" në vitin 1985 etj. Përveç pasionit të aktrimit dhe regjizurës është i pasionuar edhe pas fotografisë. Me fotografitë e tij ka marrë pjesë në Konkursin Mbarëkombëtar Fotografik “Marubi 2003”. Ai me 13 shtator 2010 vrau veten në banesën ku jetonte i vetëm. Në letrën e fundit tha: "Dua të vdes sikurse Bekim Fehmiu Për meritat e tij artistike Llazi Sërbo është nderuar me titullin i lartë "Artist i Popullit".

Filmografia
• Asgjë nuk harrohet, (1985)
• Tre njerëz me guna, (1985)
• Dasma e shtyrë, (1984)
• Kush vdes në këmbë, (1984)
• Gracka, (1983)
• Nusja dhe shtetërrethimi (1978)... komandanti gjerman
• I treti (1978)... Bexheti
• Shëmbja e idhujve, (1977) ... mesuesi
• Operacioni Zjarri, (1973)... Kreshnik Martini
• Yjet e netëve të gjata, (1972)

Κυριακή 12 Σεπτεμβρίου 2010

Filma shqip (foto album)

Dora e ngrohtë
Dora e ngrohtë është një dramë televizive e prodhuar në Shqipëri në vitin 1983. Regjia: Kujtim Çashku, Skenari: Neshat Tozaj, Producent: Shqipëria e re , Muzika: Hajg Zaharjan.

Përmbajtja e filmit
Djaloshi Besim nuk gjen ngrohtësi nga njerku i tij Ahmeti. Ai braktis shkollën dhe bën gabime të rënda. Por është pikërisht dora e ngrohtë e shokëve të klasës dhe e të gjithë shoqërisë që e kthejnë Besimin në jetë.
Aktorët
• Reshat Arbana
• Viktor Çaro
• Vangjush Furxhi
• Artur Gorishti
• Mirush Kabashi
• Dhurata Kasmi
• Bujar Lako
• Aleksander Prosi
• Margarita Xhepa




Dora e ngrohte



Apasionata
Apasionata është film artistik i metrazhit të gjatë i prodhuar nga Kinostudioja Shqipëria e Re në vitin 1983. Regjinë e kanë bërë Kristaq Mitro në bashkëpunim me Ibrahim Muçaj ,Skenari: P. Dado, N. Tafa, Producent: Shqipëria e re , Muzika: Gjon Simoni.
Në rolet kryesore paraqiten:
Kastriot Çaushi,
Matilda Makoçi,
Agim Qirjaqi,
Kadri Roshi
Margarita Xhepa
Spiro Duni.
Filmi për herë të parë është shfaqur në vitin 1983.
Përmbajtja e filmit
Motivi kryesor i sonatës së famshme “Apasionata” të Ludvik Van Bethoven nga një punë diplome bëhet lajtmotiv në dashurinë e Mirës studente e pianos dhe Arturit student i pikturës i cili nuk është vërtet i dhënë pas pikturës por e bën shkollën për t’i bërë qejfin të atit një njeri me rëndësi në një ministri. Më pas konfliktet zgjidhen dhe Arturi gjen vendin e vet në jetë.







Balada e Kurbinit

Balada e Kurbinit është një film dramë i metrazhit ë gjatë prodhuar në Shqipëri më 1990 nga kinostudio Shqipëria e Re. Regjia: Kujtim Çashku, Skenari: Vath Koreshi, Producent: Shqipëria e re , Muzika: Feim Ibrahimi.
Përmbajtja e filmit
Ushtarë që nisen në luftë si mercenarë dhe kthehen të vdekur. Vajza që presin e presin dhe më në fund martohen me të tjerë. Një vezir mundohet të marrë një grua të re të bukur dhe indiferente e cila gjendet midis burrit me të cilin u martua e lodhur nga pritja e gjatë dhe burrit që më në fund u kthye.
Aktorët
• Reshat Arbana
• Timo Flloko
• Besa Imami
• Ndrek Luca
• Matilda Makoçi
• Petrit Malaj

Δευτέρα 6 Σεπτεμβρίου 2010

Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Agim Qirjaqi 28 Mars 2010

http://www.slide.com/r/djRJ0F7G2j-l70sFD-p5KnoQr0-vuFuV


28 Mars 2010
Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare aktori i mirënjohur Agim Qirjaqi. Ai vuante prej muajsh nga një sëmundje e rëndë dhe rreth 2 javë më parë, kaloi një krizë të rëndë dhe miqtë e tij e kishin shtruar me urgjencë në spitalin nr.5, në pavijonin e neurologjisë. Mjekët kanë konstatuar se aktori vuante nga sëmundja "Alzheimer", thënë ndryshe parkinson i avancuar. Aktori dhe regjizori i madh Qirjaqi nuk dilte nga shtëpia prej disa muajve pasi sëmundja ishte avancuar dhe ai nuk mund të lëvizte dot.
Aktori dhe regjizori Agim Qirjaqi u lind në Kolonjë në vitin 1950. Karrirën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar, pas mbarimit të studimeve në Akademinë e Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave "Rrugë të bardha" i Viktor Gjikës (Profesori), "Lulekuqet mbi mure" i Dhimitër Anagnostit (Drejtori i Shkollës) etj. Me këtë të fundit fiton çmimin e parë në Festivalin II të Filmit, më 1977.
Më pas punon si regjisor në TVSH, ku realizon si regjisor e aktor shumë telefilma, mes të cilëve edhe filmin artistik "Dorina" (1980). Gjatë kësaj kohe vazhdon të punojë intensivisht në filma, duke qenë i preferuar nga shumica e regjisorëve tanë. Gjithashtu fillon të japë mësim, mjeshtrinë e aktorit, në Akademinë e Arteve, përvojë të cilën e vazhdon edhe pas rikthimit në Teatrin Kombëtar, më 1981. Në vitet '80 interpreton rregullisht në teatër dhe në film, duke qenë njësoj i suksesshëm, si në role dramatikë, ashtu edhe në ata komikë.
Më 1989 largohet për herë të dytë nga Teatri Kombëtar, këtë herë për një trajnim 2 vjeçar pranë të famshmit Xhiorxhio Strehler (Giorgio Strehler) në Teatrin Pikolo (Il Picolo Teatro) të Milanos dhe pastaj në Teatrin Elizeo (Eliseo) të Romës. Rikthehet në Teatrin Kombëtar më 1991 këtë herë më i dhënë pas regjisë. Ndonëse vazhdon të interpretojë në teatër dhe në film, të mbajë herë pas herë kurse me studentët e regjisë në Akademinë e Arteve, është gjithmonë e më aktiv në regji. Lista fillon me "Rikardi III" të Shekspirit (1992) dhe vazhdon me "Fando e Lis" të Arrabalit, me të cilën fiton çmimin "Aleksandër Moisiu" në Festivalin e vitit 1994, "Marrëzia e madhështisë" të Vangjel Kozma, "Këngëtarja tullace" të Ioneskos dhe mbaron me "Armiku i popullit" të Ibsenit.
Krahas krijimtarisë, angazhohet edhe në veprimtaritë 'jashtë skene', si përkthyes dramash ("Fando e Lis" dhe "Këngëtarja tullace"), bashkëpunëtor dhe anëtar i Këshillit Botues të buletinit Teatër, anëtar i bordeve të Studios Alba Film dhe Akademisë së Arteve, bashkëthemelues dhe kryetar i parë i Shoqatës Mbarëkombëtare të Artistëve të Teatrit (1992). Më 1996 fiton titullin "Asistent Profesor". Në sezonin 2002-2003 ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar.

Κυριακή 5 Σεπτεμβρίου 2010

AKTORI AGIM QIRJAQI

Agim Qirjaqi
Agim Qirjaqi është një aktor dhe regjisor shqiptar. U lind në Kolonjë në vitin 1950, dhe vdiq më 28 mars të vitit 2010. Karrirën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar, pas mbarimit të studimeve në Akademinë e Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “Rrugë të bardha” i Viktor Gjikës (Profesori), “Lulekuqet mbi mure” i Dhimitër Anagnostit (Drejtori i Shkollës) etj. Me këtë të fundit fiton çmimin e parë në Festivalin II të Filmit, më 1977.
Më pas punon si regjisor në TVSH, ku realizon si regjisor e aktor shumë telefilma, mes të cilëve edhe filmin artistik “Dorina” (1980). Gjatë kësaj kohe vazhdon të punojë intensivisht në filma, duke qenë i preferuar nga shumica e regjisorëve tanë. Gjithashtu fillon të japë mësim, mjeshtrinë e aktorit, në Akademinë e Arteve, përvojë të cilën e vazhdon edhe pas rikthimit në Teatrin Kombëtar, më 1981. Në vitet ’80 interpreton rregullisht në teatër dhe në film, duke qenë njësoj i suksesshëm, si në role dramatikë, ashtu edhe në ata komikë.
Më 1989 largohet për herë të dytë nga Teatri Kombëtar, këtë herë për një trajnim 2 vjeçar pranë të famshmit Xhiorxhio Strehler (Giorgio Strehler) në Teatrin Pikolo (Il Picolo Teatro) të Milanos dhe pastaj në Teatrin Elizeo (Eliseo) të Romës. Rikthehet në Teatrin Kombëtar më 1991 këtë herë më i dhënë pas regjisë. Ndonëse vazhdon të interpretojë në teatër dhe në film, të mbajë herë pas herë kurse me studentët e regjisë në Akademinë e Arteve, është gjithmonë e më aktiv në regji. Lista fillon me “Rikardi III” të Shekspirit (1992) dhe vazhdon me “Fando e Lis” të Arrabalit, me të cilën fiton Çmimin “Aleksandër Moisiu” në Festivalin e vitit 1994, “Marrëzia e madhështisë” të Vangjel Kozma, “Këngëtarja tullace” të Ioneskos dhe mbaron me “Armiku i popullit” të Ibsenit.
Krahas krijimtarisë, angazhohet edhe në veprimtaritë ‘jashtë skene’, si përkthyes dramash (“Fando e Lis” dhe “Këngëtarja tullace”), bashkëpunëtor dhe anëtar i Këshillit Botues të buletinit Teatër, anëtar i bordeve të Studios Alba Film dhe Akademisë së Arteve, bashkëthemelues dhe kryetar i parë i Shoqatës Mbarëkombëtare të Artistëve të Teatrit (1992). Më 1996 fiton titullin “Asistent Profesor”. Në sezonin 2002-2003 ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar. Vdiq më 28 mars 2010 në moshen 60-vjeqare pas një sëmundjeje të rëndë.
Filmografia
Aktor
• Kronikë provinciale (2009)
• I dashur armik - (2004)....Ethem
• Parullat - (2001)....Drejtori i Shkollës
• Colonel Bunker - (1998)
• Dasma e Sakos - (1998)
• Viktimat e Tivarit (1996)
• Nata e dymbëdhjetë - teater-komedi
• Misioni përtej detit - (1988)
• Stolat në park - (1988)
• Rrethi i kujtesës - (1987)
• Tela për violinë - (1987)
• Apasionata - (1983)
• Në prag të lirisë - (1981)
• Sketerre 43 - (1980)
• Radiostacioni - (1979)
• Dimri i fundit - (1976)
• Lulekuqet mbi mure - (1976)......Drejtori i Shkollës
• Rrugë të bardha - (1974)
Regjisor
• Dorina - (1979) (TV)